Prishtina triumfon në derbi

Prishtina ka mposhtur Gjilanin me rezultat 1 me 0 për të mbajtur pozitën e parë në Superligën e Kosovës.

Prishtina triumfon në derbi

Golin e fitores për Prishtinën e realizoi Liridon Kukaj në minutën e dytë të takimit. Kukaj realizoi pas asistimit të Armend Dallkut.

Me këtë fitore Prishtina tubon 13 pikë në vendin e parë, e ndjekur nga Gjilani me nëntë pikë. /Insajderi.com