Prishtina tregon fuqinë në fillim të sezonit pranveror

Prishtina tregon fuqinë në fillim të sezonit pranveror

Prishtina ka dhënë sinjal të qartë se do të futet me ambicie të mëdha në edicionin pranveror.

Kryeqytetasit “shkatërruan” Istogun me rezultat 5 me 1, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të Kupës së Kosovës, në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë.

Takimi i takoi në përgjithësi prishtinasve të cilët patën një paraqitje të jashtëzakonshme. Që nga minuta e parë Prishtina tregoi se është futur në këtë takim vetëm për fitore.

Për Prishtinën dy herë shënoi Dren Gashi, dhe nga një gol shënuan Petrit Osmani, Kreshnik Lushtaku e Gentrit Begolli. Për Istogun golin e vetëm e shënoi ish-futbollisti i Besës, Dukagjin Gashi.

Kjo ishte ndeshja e parë e të dyja skuadrave në stinorin e ri pranveror, ku pritet të zhvillohet një garë e fortë për Kupën e Kosovës dhe titullin kampion./Insajderi.com