Për të rrënuar një objekt pa leje, Inspeksionit të Prishtinës iu desh edhe ndihma e Njësitit Special të Policisë së Kosovës.
Por me implementimin e Ligjit për Prishtinën më nuk do te ketë nevojë për asistime të tilla të forcave të rendit, njofton Klan Kosova.
Me draftligjin për kryeqytetin parashihet krijimi i policisë komunale e cila do te jetë në shërbim të rendit dhe qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit të komunës.
Madje vetë kryetari i kryeqendrës se vendit ka të drejtë të propozojë drejtorin e përgjithshëm të policisë komunale pas aprovimit nga Kuvendi i kryeqytetit.