“Prishtina, qytet në çdo lagje” – Ahmeti prezanton programin e tij

“Prishtina, qytet në çdo lagje” – Ahmeti prezanton programin e tij

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka nisur prezantimin e programit “Prishtina, qytet në çdo lagje”, nëse e merr dhe një mandat katërvjeçar.

Ahmeti i Vetëvendosjes,100 zotimet e tij i ka ndarë në 10 fusha kryesore.

“Fusha e parë prioritare është lagje e pastër dhe rend e rregull në çdo lagje”, ka thënë Ahmeti, raporton Ekonomia Online.

Ai e ka arsyetuar gjendjen e keqe aktuale me “sabotimin” që kompania “Pastrimi” i ka bërë Komunës.

“Pasi e kemi përfunduar ujin si një nga nevojat bazike, prioriteti numër një i yni do të jetë pastrimi i bërllokut”, ka thënë Ahmeti.