Prishtina pret Oscarin

Prishtina pret Oscarin

Komuna e Prishtinës ka organizuar transmetim të drejtpërdrejt të ndarjes së çmimeve Oscar, ku pretendent për fitimin e këtij çmimi është edhe filmi i metrazhit të shkurtër, Shok.

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, ka thënë se me këtë organizim i jepet përkrahje  këtij filmi.

“Nesër në mbrëmje Komuna e Prishtinës, IPKO dhe Digitalb organizojmë transmetimin live të Oscars 2016, ku Kosova ka rastin që për herë të parë të shpërblehet me çmimin më prestigjioz në botën e filmit.  Ngjarja fillon në sallen e kuqe në mesnatë. T’i japim përkrahje Shok”, ka njoftuar ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet nesër, e diele, me fillim prej orës 02:00 pas mesnate.

Këtë vit kosovarët kanë një arsye më shumë për ta shikuar këtë ndarje çmimesh, pasi në një prej kategorive është nominuar edhe filmi Shok.

Filmi Shok  bashkëprodhim kosovaro-britanik me regji dhe skenar të Jamie Donoughue, dhe producentit Eshref Durmishi është nomunuar në kategorinë e Filmave të Shkurtër ku nga shumë portale dhe gazeta britanike është cilësuar si favorite për ta rrëmbyer çmimin Oscar.

Në Akademinë Oscar në Los Angeles, Kosova përfaqësohet për herë të parë në ndarjen e çmimeve Oscar./Insajderi.com