Prishtina përballet me skuadrën 120-vjeçare, 13 herë kampion i Suedisë

Prishtina përballet me skuadrën 120-vjeçare, 13 herë kampion i Suedisë

Skuadra më e trofeshme në Kosovë, Prishtina nuk ka pasur fare fat sa i përket shortit në kuadër të Ligës së Evropës.

Shorti deshi që skuadra nga kryeqyteti kosovar të përballet me 13 herë kampionin e Suedisë, Norrkoping.

Stinorin e fundit, Norrkoping përfundoi në pozitën e tretë në elitën e futbollit suedez ku pas 30 ndeshjeve arriti 60 pikë, sa kishte edhe pozita e dytë dhe gjashtë pikë më pak se kampioni Malmo.

Skuadra suedeze është formuar në vitin e largët 1897 dhe këtë vit ka shënuar 120 vjetorin e klubit, shkruan Telegrafi.

Norrkoping i zhvillon ndeshjet në ‘Nya Parken’, që ka një kapacitet prej 17,234 mijë ulëseve.

Përpos 13 titujve të fituara, Norrkoping ka fituar edhe gjashtë herë Kupën e Suedisë.

Suksesi më i madh i klubit suedez është se ka arritur të marrë pjesë edhe në grupe të Ligës së Evropës disa herë.

Vitin e kaluar, Norrkoping ishte pranë të kalojë një raund në Ligën e Kampionëve, mirëpo një gjëje të tillë nuk ia arritën pasi u eliminuan nga Rosenborgu i Norvegjisë.

Fanellat që ekipi suedez i luan ndeshjet si vendas i ka me ngjyrë bardh e kaltër, ndërsa si mysafirë ata kanë fanellën me ngjyrë të kuqe.

Në Norrkoping shumica e lojtarëve janë suedez, ndërsa ka një pjesë e vogël janë të huaj si kroatë, finlandezë dhe islandezë.

Me plot kuptimin e fjalës mund të thuhet se Prishtina nuk kishte fare fat pasi përballja me Norrkopingun shihet si tejet e vështirë. /Insajderi.com