Prishtina pa parkingje, veturat parkohen në trotuare

Prishtina pa parkingje, veturat parkohen në trotuare

Qytetarët e Prishtinës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me mungesën e parkingjeve dhe pamundësinë e lëvizjes nëpër trotuar. Kjo bëhet e ditur edhe në raportin e organizatës joqeveritare INPO, e cila merret me monitorinimin e komunës.

Kjo organizatë ka bërë një indeks të kënaqëshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Prishtinë, ku ankesat më të mëdha kanë qenë sa i përket parkingjeve dhe trotuareve.

Kështu, 64.01 përqind e qytetarëve të anketuar në komunën e Prishtinës kanë deklaruar se janë të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me trotuaret, gjatësinë, gjerësinë e tyre, mundësinë për lëvizje dhe mirëmbajtjen e tyre.

Ndërkaq, 78.00 përqind e qytetarëve të anketuar në komunën e Prishtinës kanë deklaruar se janë të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me ekzistencën e hapësirave publike të rezervuara për parkingje.