Prishtina ndalet në Drenicë

Prishtina ndalet në Drenicë

Drenica dhe Prishtina kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Superligës së Kosovës.

Ekipet barazuan me rezultatin 1 me 1 me dy golat e shënuar në dhjetë minutat e fundit.

Në minutën e 83-të, Bozhoviq kaloi Prishtinën në epërsi, ndërsa në fund realizoi Genc Hamiti duke barazuar gjithçka.

Tani Prishtina ka shtatë pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Drenica ka katër.