Prishtina mposhtë Llapin në ndeshjen e parë të stinorit

Prishtina mposhtë Llapin në ndeshjen e parë të stinorit

Prishtina ka nisur furishëm sezonin e ri të garave në elitën e futbollit tonë , duke mundur Llapin me rezultat 3:1, sot në “Agron Rama” në Kastriot.

Pjesa e parë e ndeshjes mes Prishtinës dhe llapjanëve, ishte e baraspeshuar me një iniciativë të lehtë të kryeqytetasve, ndërkohë në pjesën e dytë skuadra bardhë e kaltër,  dominoi plotësisht duke shënuar 3 gola.

Golat për fitoren e Prishtinës i shënuan Shend Kelmendi, Ahmet Januzi dhe Nakenda.  Kurse, golin e vetëm për llapjanët e shënoi Sinani.