“Prishtina ishte në gjendje kome, e kthyem në jetë” – Ahmeti flet për qeverisjen e VV-së në Prishtinë

“Prishtina ishte në gjendje kome, e kthyem në jetë” – Ahmeti flet për qeverisjen e VV-së në Prishtinë

Shpend Ahmeti ka thënë se është optimist se do të fitojë edhe një mandat në Komunën e Prishtinës, teksa ka kritikuar qeverisjen e kaluar të LDK-së në kryeqytet.

Ahmeti, në një intervistë për emisionin 038 të Kohavisionit, ka thënë se në mandatin e dytë do të punojë në zhvillim të qytetit.

“Prishtina ishte në gjendje kome, ne e kthyem në jetë dhe tash ne mandatin e dytë është koha të r zhvillojmë. Mandatin e dytë e quaj Prishtina 2.0”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka pranuar kritika të ashpra nga opozita në Prishtinë, pasi LDK dhe PDK pretendojnë se Ahmeti ka keqeverisur në kryeqytet. /Insajderi.com