Prishtina fiton, Trepça 89′ barazon me Dritën

Prishtina ka shënuar fitore minimale kundër Lirisë 1:0, ndërsa në ndeshjen tjetër Trepça ’89 ka barazuar pa gola në udhëtim me Dritën

Prishtina fiton, Trepça 89′ barazon me Dritën

Prishtina ka shënuar fitore kundër Lirisë, me golin e shënuar nga Labinot Osmani në minutën e fundit të kohës shtesë.

Pas kësaj fitoreje Prishtina ngritët në pozitën e dytë me 30 pikë, ndërsa Liria mbetet në vendin e tetë me 16 pikë.

Lideri i Superligës në ndeshjen tjetër, Trepça ’89 ka marrë vetëm një barazim pa gola kundër Dritës në udhëtim.

Pas këtij barazimi Trepça ’89 mbetet në vendin e parë me 32 pikë, dy më shumë se Prishtina dhe 3 më shumë se sa Feronikeli.