Prishtina fiton me rezultat bindës ndaj Pejës

Prishtina fiton me rezultat bindës ndaj Pejës

Sigal Prishtina, pa u lodhur fare, e regjistroi fitoren e tetë të stinorit duke e mposhtur Pejën me rezultat 99-68.

Gjashtë lojtarë te Prishtina arritën të shënojnë pikë dyshifrore, derisa u dalluan Maxim Esho me 19 dhe Dardan Berisha me 17 pikë.

Te Peja u dallua Arian Qallaku me 24 pikë e 8 kërcime, transmeton borozani.

Me këtë fitore, Sigal Prishtina vazhdon të mbajë vendin e parë në Superligë, derisa pa asnjë humbje po vazhdon lehtë stinorin në elitën e basketbollit.

Në xhiron që vjen, Sigal Prishtina luan ndaj Kerasanit në derbin lokal.

Ndër të tjera, vlen të theksohet se Rahoveci ka fituar ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 91:84.