Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim që dy qytetet më të mëdha të shkojnë në rinumërim të votave.
Votat e balotazhit për Prishtinën dhe Prizrenin do të rinumërohen.
Këtë e ka konfirmuar për Insajderin kryetari i PZAP-së, Mul Desku.
Në rezultatet e deritashme, në Prishtinë dhe Prizren prijnë kandidatët për kryetarë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Por vendimi i PZAP-së këto rezultate i kthen nga pika zero./Insajderi.com