Prishtina bën tjetër hap fals, mposhtet në shtëpi

Prishtina bën tjetër hap fals, mposhtet në shtëpi

Prishtina e trajnerit kryeqytetas, Mirel Josa, ka bërë një tjetër hap fals në Superligën e Kosovës. Pas humbjes ndaj Lirisë javën e kaluar, këtë herë shënoi një tjetër humbje, 0-2 në shtëpi ndaj Drenicës.

Golat e Abazit dhe Hamitit i dhanë miqve tri pikët në javën e 15-të, dhe frymëmarrjen për të dalë nga zona e vështirë në fund të tabelës. Tashmë Prishtina, mbetet në vendin e dytë, me një pikë më pak se Llapi kryesues.

Në ndeshjet e tjera, Flamurtari mundi 3-1 Besën, ndërsa Gjilani barazoi 0-0 në transfertë përballë Vëllaznimit.