Prishja e raporteve mes Sejdiut dhe Osmanit? – flet ish-kryetari i LDK-së

Prishja e raporteve mes Sejdiut dhe Osmanit? – flet ish-kryetari i LDK-së

Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka zbuluar pse i ka prishur raportet me deputeten e LDK-së Vjosa Osmani, që dikur ishte pjesë e ekipit të tij në Presidencë.

“Nuk e quaj ftohje të raporteve. Ajo ka zgjedhur një qasje që asaj i duket e mirë, ta zëmë në Kuvendin e fundit”, ka treguar ai.

“I kam thënë që s’është mirë të jenë tre kandidatë për kryetar. Ajo ka thënë se është mirë, dhe ka kërkuar mbështetjen time”, ka zbuluar Sejdiu në T7.

Sejdiu thotë se i kishte treguar Osmanit se nuk mund t’i jepte mbështetje për një “luftë” që do e humbiste.

“I kam thënë se s’mund të jap mbështetje për një luftë që do ta humbësh. Isha shumë i bindur. Modeli i zgjedhjeve ishte i paarsyeshëm. Ishte diçka jo fort e pëlqyeshme”, ka thënë Sejdiu.