Prioriteti i Arsenalit për ta zëvendësuar Sanchezin

Prioriteti i Arsenalit për ta zëvendësuar Sanchezin

Arsenal synon ende të realizojë shkëmbimin mes Alexis Sanchez dhe Raheem Sterling, gjatë merkato së janarit.

“Daily Mail” ka shkruar se londinezët nuk kanë hequr dorë nga ideja që i lindi në ditët e fundit të gushtit, por që u pengua vetëm nga “veto” e trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola. Mesa duket “telenovela” do të fillojë përsëri.

Alexis Sanchez do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale në fund të këtij sezoni dhe për të mos e humbur me parametër zero, drejtuesit e Arsenal kërkuar këmbimin e tij me Sterling.

Fillimisht, Manchester City pranoi ofertën dhe Sterling u bë gati të shkonte te Wenger, por Guardiola këmbënguli për qëndrimin e 22-vjeçarit në “Ettihad Stadium”, shkruan Telesport.

Megjithatë, Sterling nuk ka qenë titullar në tre muajt e parë të sezonit, pas shpërthimit të gjermanit Sane dhe kësisoj situata mund të ketë ndryshuar. Arsenal shpreson që vetë futbollisti anglez të kërkojë largimin nga Manchester dhe në këto kushte ata do të pranonin idenë e City për të marrë kilianin Sanchez, i cili gjithsesi do të largohet “gratis” në korrik.