Prindërit kërkojnë heqjen e mësueses shkaku i mbulesës

Prindërit kërkojnë heqjen e mësueses shkaku i mbulesës

Prindërit e një shkolle fillore në Malishevë janë mbledhur për t’u takuar të martën pasdite dhe kërkesa e tyre ka qenë e qartë: largimi i mësueses së matematikës, Fatmire Bujupi.

Arsyeja nuk është pse ajo nuk ligjëron mirë lëndën e saj por për shkak se ajo mban mbulesë.

Një nga ta, mbesa e të cilit është nxënëse, e ka përmendur edhe ISIS-in kur ka shpjeguar për mësuesen.

Ai tregon sesi i është rrëfyer mbesa e tij.

“Xhaxh ka ardhë në shkollë, e mbulume sikur të jetë e ISIS-it”, tha ai, për Klan Kosovën.

prindi2

Një tjetër prind dha një rrëfim tjetër, bazuar në tregimet e nxënësve.

“Ata kanë shprehur frikë, kanë shprehur mosbesim, te ajo duke i parë programet televizive, duke parë skena të ndryshme, dhe nuk e kanë ndjerë vetën sigurt”, tha prindi në foto.

prindi1

 

Sipas drejtorit të shkollës fillore në Drenoc të Malishevës, këto kërkesa të prindërve nuk janë të bazuara.

Edhe mësuesja ka thënë se ajo asnjëherë nuk ka dhënë leksione fetare në orët e saj.

“I kam thanë edhe drejtorit që nëse përdori diçka jashtë matematikës në orën time le të më shkarkojnë”, ka thënë Bujupi./Insajderi.com