Prindërit e Melania Trump bëhen shtetas amerikan

10.08.2018 09:22
Prindërit e Melania Trump bëhen shtetas amerikan

Vjehrri dhe vjehrra e presidentit Donald Trump janë bërë shtetas të SHBA-ve, në një ceremoni private.

Viktor dhe Amalija Knva, prindërit e Melania Trump, të lindur në Slloveni, u betuan si shtetas amerikan  ditën e enjte në një ceremoni private në New York.

Dyshja kishin jetuar në SHBA me “Green Card” të sponsorizuar nga Melania.

Donald Trump ishte deklaruar kundër imigrimit zinxhir në bazë të lidhjeve familjare në të kaluarën.