Princi përkrah aktores amerikane gjatë vizitës në Kanada

Princi përkrah aktores amerikane gjatë vizitës në Kanada

Aktorja amerikane, Meghan Markle e përcolli ngjarjen e parë zyrtare si e dashura e princit të Britanisë, Harry, në ceremoninë e hapjes së ngjarjes me karakter garues “Invictus Games 2017” në Toronto të Kanadasë.

Ata madje për herë të parë janë parë të kapur dorë për dore, dhe dukeshin shumë të lumtur duke u takuar me njerëz.

33 vjeçari Harry, i cili është i pesti në radhë për ta trashëguar fronin dhe njihet për angazhimet e tij në fushën e bamirësisë, është parë në këtë ngjarje i ulur afër zonjës së parë të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, dhe disa fytyrave tjera politike si: presidenti i Ukrainës dhe bashkëshortja e tij, kryeministri i Kanadasë dhe bashkëshortja e tij.

Lidhja e dashurisë mes princit Harry dhe aktores Amerikane, u bë e ditur për publikun në nëntor të vitit të kaluar, kur Harry edhe e lëshoi një komunikate të jashtëzakonshme për media, me ç’rast i kërkoi gazetarëve dhe fotografëve ta lënë të qetë të dashurën e tij dhe ta ruajnë privatësinë e saj.

Atëkohë në media flitej se kjo është një lidhje kaluese për princin i cili njihet për disa skandale me femra gjatë jetës së tij, por si duket gjërat po marrin drejtim tjetër. Çifti po duket më i lumtur se kurrë dhe sikur e kanë dërguar lidhjen e tyre në një nivel më serioz, duke i përfshirë edhe familjet t tyre.