Princi Harry dhe e fejuara e tij zbulojnë detajet mbi kurorëzimin e tyre

Princi Harry dhe e fejuara e tij zbulojnë detajet mbi kurorëzimin e tyre

Princi Harry dhe e fejuara e tij Meghan Markle kanë zbuluar detajet e reja mbi kurorëzimin e tyre më 19 maj, duke përfshirë edhe atë se ceremonia do të përfshijë edhe shëtitjen me karrocë nëpër rrugët e Windsor’it.

Kurorëzimi në kishën St. George në kështjellën Windsor do të fillojë në mesditë dhe qiftin do ta kurorëzojë kryepeshkopi i Canterbury’it Justin Welby, ka publikuar pallati Kensington. Një orë më pas qifti do të shëtitet me karrocë nëpër rrugët e qytezës.

“Ata shpresojnë se kjo shëtitje e shkurtër do të mundësojë që një numër sa më i madh i njerëzve të mblidhet rreth Windsor’it dhe të kënaqen me atmosferën e kësaj dite të veçantë”, ka kumtuar pallati.

Qifti i posa kurorëzuar do t’iu bashkëngjiten të ftuarve në festën e cila do të përgatitet në sallën St. George. Më vonë gjatë mbrëmjes babai i dhëndrit princi Charles do të organizojë një tjetër festë për qiftin, miqtë e tyre të afërt dhe familjen.

Ditën e njëjtë mbahet finalja e kupës FA në të cilën vëllai i Harry’t princi William zakonisht e dorëzon kupën fituesit si kryetar i Federatës së Futbollit, prandaj ende nuk janë të njohur planet e tij.

Muajin e kaluar William ka thënë se vëllai ende nuk ka kërkuar nga ai t’i bëhet kumbar, siç pritet, dhe ka thënë se ende mendon se si t’i kryej të dy obligimet në kohën e njëjtë./Insajder.com.