Princi Harry bën paraqitjen e parë publike me të dashurën

Princi Harry bën paraqitjen e parë publike me të dashurën

Princi Harry nga Britania e Madhe dhe e dashura e tij amerikane, Meghan Markle, kanë bërë paraqitjen e parë si çift duke mbajtur duart në një ndeshje tenisi në Toronto.

Markle, aktore që luan në serialin “Suits”, është në lidhje me Harryn për më shumë se një vit. Të dy ishin prezent në ceremoninë hapëse të “Invictus Games” në Toronto gjatë fundjavës, por jo afër njëri-tjetrit dhe nuk ishin fotografuar bashkë.

Të hënën, çifti kishte arritur bashkë në hapësirën e spektatorëve, që ishte në një hapësirë ku ishte falas, përcjell albinfo.ch.

“Invictus Games” është garë ndërkombëtare sportive për personelin ushtarak të plagosur. Kjo garë u themelua në vitin 2014 nga Harry, vëllai i vogël i Williamit.