Princi Charles takon sot familjarët e të pagjeturve nga Kosova e rajoni

08.03.2017 10:07
Princi Charles takon sot familjarët e të pagjeturve nga Kosova e rajoni

Princi Charles i Britanisë së Madhe, gjatë ditës së sotme, pritet të takohet me familjet e personave të zhdukur nga Kosova, Kroacia, Bosnja dhe Serbia, raporton Reuters.

Takimi organizohet nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), i cili ishte krijuar më 1996 me iniciativën e Bill Clintonit për të nxjerrë në dritë të fshehtat e gropave të tmerrshme të vdekjes në Bosnje pas luftës së vitit 1992-95.