Princesha Kate lind djalë

Bebja mbretërore është 3,5 kg i rënd dhe i shëndosh "si topi".

Princesha Kate lind djalë

Dukesha britanike nga Kembrixhi lindi në orën 11:01 sipas kohës lokale në spitalin e Londrës ku kishte ardhur herët në mëngjes bashkë me bashkëshortin e vet, princin William. Bebja është i rënd 3,5 kg dhe është i shëndosh.

Në lindje morri pjesë edhe princi William, e cili sot në mëngjes shkoi në spitalin Saint Mary në qendër të Londrës.

Tani e gjithë Britania e Madhe me padurim po pret ta kuptojë emrin të cilin ia kanë zgjedhur princit të vogël, derisa bastoret po punojnë me të madhe!

William dhe Kate janë kurorëzuar në vitin 2011 dhe i kanë edhe dy fëmijë, princin George katër vjeç dhe princeshën Sharlote e cila muajin e ardhshëm i mbushë tri vjet.

Të dy fëmijët janë lindur në spitalin e njëjtë, sikur edhe princi William dhe vëllai i tij më i vogël princi Harry.

Bebja është stërnipi i gjashtë i mbretëreshës Elizabeth II dhe i pesti në linjën trashëguese për fron, pas gjyshit princit Charels, babait William dhe vëllait dhe motrës së vet, derisa bebja e re e princit Harry do të lëvizë në vendin e gjashtë në linjën për fron.

Ekipet televizive dhe adhuruesit e familjes mbretërore janë vendosur para spitalit për “të përcjellë beben mbretërore” qysh prej fillimit të prillit duke pritur anëtarin e ri, pasi më herët është publikuar termini i pritur për lindje.

Shumë njerëz janë duke vërë bast për emrin tradicional mbretëror i cili do t’i vihet bebes. Bastvënësit pretendojnë se më së shumti përmenden emrat Mary, Alice, Arthur dhe James./Insaderi.com.