Princesha e Arabisë Saudite në ballinën e Vogue, por nuk kalon pa kritika

Princesha e Arabisë Saudite në ballinën e Vogue, por nuk kalon pa kritika

Vogue Arabia ka mbrojtur përdorimin e imazhit të princeshës në ballinën e saj me mbishkrimin “gratë inovative të Arabisë Saudite”, pasi u akuzua për injorimin e sulmit ndaj aktivistëve të të drejtave të grave.

Edicioni përmban princeshën Hayfa Bint Abdullah Al Saud në ulësen e vozitëses së një makine.

Një masë ndalimi për gratë që ngasin veturat në shtetit saudit do të hiqet më 24 qershor.

Por një duzinë grash dhe mbështetësit e tyre që kanë bërë fushatë për t’i dhënë fund ndalimit, janë arrestuar në javët e fundit.

Artikulli i revistës është etiketuar si “tingull i shurdhër” nga kritikët, duke kujtuar se disa nga këta aktivistë mbeten akoma në paraburgim.

Në një deklaratë, kryeredaktori Vogue Arabia Manuel Arnaut mbrojti vendimet redaktuese të revistës.

Ai tha se publikimi “nxjerr në pah dhe diskuton çështjet kyçe që lidhen me gruan në botën arabe” dhe tha se duke përdorur Princess Hayfa “ndihmoi të rriste” mesazhin e tyre.