Princesha Diana pas martesës është përgjigjur në 47.000 urime

Princesha Diana pas martesës me princin Charles është përgjigjur në 47.000 urime dhe ka shkruar 10.000 letra falënderimi, shkruan “Huffington Post”.

Princesha Diana pas martesës është përgjigjur në 47.000 urime

Edhe pse princesha Diana humbi jetën në vitin 1997, disa veprime të saja ende shkaktojnë entuziazëm te shumë njerëz nëpër gjithë botën.

Përveç kryerjes së detyrës së princeshës së Uelsit, Diana e kishte shfrytëzuar kohën e lirë për të shkruar letra falënderimi.

Në biografinë e autorizuar “Diana: Tregimi i saj i vërtetë”, i autorit Andrew Morton, shkruan se princesha me përkushtim ka punuar në përgjigje të gjithë letrave të cilat i ka marrë.

Lady Di menjëherë pas martesës për princin Charles në vitin 1981 është përgjigjur në 47.000 urime dhe ka shkruar letra falënderimi për më shumë se 10.000 dhurata të fituara, shkruan gazeta.

Hulumtimet më të reja të cilat i kanë kryer ekspertët Diana Gottesman dhe Jacqueline Whitemore tregojnë se shumica e njerëzve e nënvlerësojnë rëndësinë e falënderimeve, gjë që sigurisht nuk ishte rasti te princesha Diana./Insajderi.com.