Prin Haskuka, por nënkryetari i PDK-së ende shpreson për fitore në Prizren

Prin Haskuka, por nënkryetari i PDK-së ende shpreson për fitore në Prizren

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se Kosova ka përmbyllur një proces të rëndësishëm demokratik. Sa i përket rezultatit, Ismaili ka treguar se PDK’ja ka më së shumti asamblistë në nivel vendi dhe më së shumti votë direkte.

Madje, ai ka thënë se edhe sa i përket numrit të votave, PDK-ja qëndron mirë.

“Ne kemi numrin më të madh të asamblistëve në nivel vendi, që tregon se PDK-ja ka përfaqësimin më të madh në nivel komunal. Kurse, sa i përket balotazhit, aty kanë vendosur pazaret politike, të cilat jo domosdoshmërisht tregojnë forcën e një partie”, ka thënë Ismaili.

Më tutje, Ismaili ka thënë se PDK-ja do të fitojë edhe në Prizren.

“Prizrenin do ta marrim. Kemi dhënë oferta shumë të mira. Në bazë të trendit të votave me kusht, PDK-ja do të fitojë edhe në Prizren”, ka thënë ai.

“Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, kjo është e ditur. Kemi nevojë të bëjmë analizat tona. Ne po punojmë dhe do të kalojmë nëpër një reformë të cilën tashmë jemi duke e bërë”, tha ai.