Prifti nga Deçani për New York Times: Idesë për ndryshim të kufijve i vjen era barut

Prifti nga Deçani për New York Times: Idesë për ndryshim të kufijve i vjen era barut

Gazeta prestigjoze amerikane “New York Times’, edhe një herë ka shkruar për idenë e Thaçit dhe Vuçiqit për lëvizjes të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Express.

“Diskutimet për ndarje etnike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rikthejnë fantazmat e vjetra të Ballkanit”, është titulli i gazetës amerikane.

Në një reportazh të gjatë , gazeta amerikane ka biseduar edhe me priftin e manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, i cili ka shprehur frikën e tij rreth idesë së ndarjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vija etnike.

Janjiq ka thënë se kësaj ideje i vjen ‘era barut’, shkruan NYT, transmeton Express.

“Një ide e tillë do ta kthejë Ballkanin në një zonë ku do të shpërthejë baruti”, ka thënë prifti serb.

Ai ka thënë se vlerat e Evropës dhe të perëndimit nuk bazohen në ndarje etnike. “Kjo është e pa besueshme se çfarë po ndodh”, është shprehur Sava Janjiq.

Kundër kësaj ideje të Thaçit dhe Vuçiqit kanë dalë shtetet përëndimorë të cilat e kanë mbështetur Kosovën në gjithë rrugëtimin e saj 19 vjet pas luftës.

Gjermania e kancelares Merkel është shprehur kategorikisht kundër, ndërsa në një linjë janë edhe Franca dhe Britania e Madhe. Edhe shtetet fqinje si Kroacia janë shprehur kundër një ideje të tillë.