Prifti i Kishës së Nënës Terezë: Zoti shenjtëroi shqiptarët me Nënën Terezë

E gjithë bota ka drejtuar sytë drejt Romës atje ku tashmë ka nisur ceremonia e shenjtërimit të Nënës Terezë, dhe në kishën e fshatit Letnicë, aty ku misionarja e paqes në botë nisi rrugën e saj bamirëse, po mbahet mesha e zakonshme e së dielës.

Prifti i Kishës së Nënës Terezë: Zoti shenjtëroi shqiptarët me Nënën Terezë

Prifti i kësaj kishe, Don Marjan  e hapi meshën duke ia kushtuar plotësisht Nënës Terezë.

Tha se me shenjtërimin e Nënës Terezë, Zoti ka shenjtëruar shqiptarët.

“Gëzohuni sepse vetëm gëzimi i jep kuptim jetës tonë. Se Zoti bëri që një bijë e popullit tonë të dëshmojë se çka do të thotë të rritesh me një familje të krishtere shqiptare me tradita të lashta por me besim te Zoti. Bota ka nevojë, ne kemi nevojë, por edhe në të ardhmen njerëzimi do të ketë nevojë, aq më tepër populli jonë do të ketë nevojë për Nënës Terezën”, ka thënë prifti i kishës së Letnicës, Don Marjan.

“Ky gëzim që e ka përfshirë mbarë botën të na vetëdijesojë se jeta është vetëm ajo nëse jetohet, nëse dashurohet dhe jeta është jetë vetëm atëherë kur në jetë kemi shpresë. Faleminderit Zotit për këtë dhuratë që ia ka dhënë kishës sonë me Nënën Terezë”, ka shkruar prifti Don Marjan./Insajderi.com