Prezentohet rivali i Teslës

Prezentohet rivali i Teslës

Faraday Future, kompania misterioze elektrike që do të sfidojë Teslën, më në fund ka zbuluar prodhimin e saj të parë.

Makina e shumëpritur që quhet FF91 u zbulua në “Consumer Electronics Show”, në Las Vegas, të martën në mbrëmje, shkruan Tch.

Kjo makinë është e pajisur me inteligjencë artificiale dhe Faraday thotë se FF91 përfaqëson një “specie të re” që do ju mbajë “të lidhur me botën”.

Demonstrimet në terren kanë treguar se kjo makinë ka një akseleracion më të mirë se modelet e Teslës.