Policia ka arrestuar një person të dyshuar shtetas turk në Aeroportin e Prishtinës pasi kishte paraqitur pasaportën dhe vizën që dyshohet se ishin të falsifikuara.
I dyshuari ishte duke u larguar nga Kosova, rasti ka ndodhur gjatë ditë së djeshme rreth orës 17:30, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com