Prezantohet vlerësimi i vëllimit të ekonomisë joformale në Kosovë

09.11.2017 08:38
Prezantohet vlerësimi i vëllimit të ekonomisë joformale në Kosovë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes projektit të financuar nga BE-ja “Mbështetja e mëtejmë për institucionet e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, bashkë me Ministrinë e Financave, do të prezantojnë Vlerësimin e vëllimit të ekonomisë joformale në Kosovë, raporton ekonomia-ks.

Vlerësimi ndjek po të njëjtën metodologji si vlerësimet e mëhershme të bëra në 2007 dhe 2014, për të mundësuar krahasimin e të dhënave dhe për të nxjerr përfundime për trendët që lidhen me ekonominë joformale në Kosovë.

Në këtë prezantim do të marrin pjesë Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese Speciale e BE-së Nataliya Apostolova.