Prezantohet projekti për stadiumin e parë prej druri në Angli

Prezantohet projekti për stadiumin e parë prej druri në Angli

Në Angli do të ndërtohet stadiumi i parë në histori, i cili përbëhet thuajse plotësisht nga druri. Ajo do të jetë shtëpia e Forest Green Rovers, skuadër e kategorisë së pestë.

Në Mbretërinë e Bashkuar u prezantua “Eco Park Stadium”, impant me kapacitet 5,000 vende. Projekti u realizua nga studio e arkitektëve Zaha Adid, që fitoi konkursin e realizuar nga klubi.

Bëhet fjalë për kompaninë që në Lojërat Olimpike Londër 2012 krijoi projektin e Qendrës së Sporteve Ujore të Olimpiadës.

Stadiumi do të jetë pjesë e planit të zhvillimit me kosto 100 milionë paund, e cila do të përfshijë një zonë prej 100 hektarësh në kontenë e Gluçestershajër-it.

Image result for wooden stadium england

Por, ekspertët kanë vënë në dyshim sigurinë e këtij stadiumi

Përveç stadiumit të parë në botë prej druri, në projekt parashikohen edhe fusha stërvitore, impiante sportive të disiplinave të ndryshme, por edhe një qendër shkencore për sportin, shkruan supersport.

Gjithçka rreth projektit do të ketë zero impakt në natyrë dhe të gjitha strukturat do të respektojnë maksimalisht ambientin. Aplikimi për leje ndërtimi është bërë prej Janarit të që kaloi, megjithatë ai pritet të vlerësohet nga Këshilli i Territorit vetëm në fund të këtij viti.