Prezantohet “Hulk-u” Mercedes-AMG GT R me 825 kuajfuqi

Prezantohet “Hulk-u” Mercedes-AMG GT R me 825 kuajfuqi

Mercedes-AMG GT është duke u ofruar në më shumë versione, sidomos modeli më i fuqishëm AMG GT R me motor 4.0-litër Bi-Turbo V8 e kapacitet prej 585 kuajfuqi.

Duke se çdoherë ka njerëz që dëshirojnë më shumë kuajfuqi dhe kompania që merret me modifikimin e veturave, Renntech, në gamën e saj ofron më shumë paketa për përforcimin e motorit të këtij modeli – nga 612 deri në 825 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Paketa më e fuqishme, që e ofron kjo kompani, mban etiketën “AMG GT R825” (825 kuajfuqi), dhe përveç shtimit të kuajfuqive, kjo paketë përfshinë edhe ndërrimin e marshit, koplungut dhe sistemit të shkarkimit të gazrave.

Renntech, po ashtu, për këtë AMG GT R ka zgjedhur edhe mbrojtësin e përparmë “agresiv”, set të ri të pragjeve, spoiler të pasmë, si dhe set të ri të rrotave Vossen me goma Michelin Pilot Sport Cup 2 ZP.

Mercedes-AMG GT R standard në SHBA kushton 175,000 dollarë, ndërsa në version Renntech rreth 200,000 dollarë.

Prezantohet “Hulk-u” Mercedes-AMG GT R me 825 kuajfuqi