Prezantohen të gjeturat rreth zbatimit të MSA-së

Prezantohen të gjeturat rreth zbatimit të MSA-së

Grupi për Studime Juridike dhe Politike do të prezantojë të gjeturat nga monitorimi mbi temën “Zbatimi i Planit Kombëtar për MSA-në: Cili është progresi i institucioneve gjatë pjesës së parë të vitit 2017?”.

Rezultatet nga ky vlerësim janë pjesë e procesit të monitorimit të punës së institucioneve të Republikës së Kosovës në përmbushjen e obligimeve të dala nga MSA-ja, të monitoruara nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Vlerësimi përmban informacion të detajuar mbi progresin dhe sfidat në përmbushjen e kushteve të Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA) për këtë periudhë.

Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA) mbetet dokumenti kryesor nacional i politikave për aderimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Prandaj, të gjitha insitutcionet përgjegjëse duhet të kryejnë detyrat brenda afateve kohore të përcaktuara në këtë plan.