Presidentja kroate: Gjykimi i Mlladiçit një lehtësi për familjet e viktimave

Presidentja kroate: Gjykimi i Mlladiçit një lehtësi për familjet e viktimave

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar – Kitaroviq ka thënë se gjykimi nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për ish gjeneralin serb Ratko Mlladiç do të jetë një kënaqësi e pjesshme për familjet e të vrarëve, të torturuarve dhe aty që janë të zhdukur.

Ajo ka shprehur keqardhje, duke përmendur krimet e kryera edhe në Kroaci, shkruan Tanjug.

“E di se kjo nuk i kthen jetët e mijëra njerëzve që brutalisht janë vrarë në Srebrenicë dhe kudo në Bosnjë dhe po ashtu në Republikën e Kroacisë”.

“Më vjen keq që ai nuk ka dalë përgjegjës për krimet e kryera në Kroaci, dhe veçanërisht në Shkabërnjë dhe vende tjera”, ka thënë Kitraoviq para gazetarëve.