Presidentja e Gjykatës Speciale nis punën zyrtarisht

Presidentja e Gjykatës Speciale nis punën zyrtarisht

Presidentja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, edhe zyrtarisht ka nisur punën e saj në konsolidimin e ekipit i cili do të merret me hetimin e krimeve të supozuara kundër UÇK-së.

Caktimi i gjyqtarëve të cilët do të merren me rastet konkrete është hapi i ardhshëm i madh që kjo Gjykatë do ta bëjë. Këtë e ka konfirmuar për ‘Zërin’ zëdhënësja Avis Benes.

Ajo ka thënë se detyra e parë e presidentes Trendafilova do të jetë përgatitja e seancës plenare me gjyqtarët.

“Presidentja Trendafilova ka marrë tashmë detyrat e saj. Prioritet ka përgatitjen e seancës plenare me gjyqtarët”, ka thënë Benes.

 

[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=CAAw4-NBRhI”/]