Presidentja dhe ambasadori britanik përcjellin OSCARS nga një bar

Presidentja dhe ambasadori britanik përcjellin OSCARS nga një bar

Presidentja Aitfete Jahjaga, mandati i së cilës përfundon në muajin prill, ka zgjedhur që ta shikoj ndarjen e cmimeve OSCAR në një bar në Prishtinë, ku është organizuar një transmetim direkt i ngjarjes që do të filloj në orën 02:30.

Insjaderi ka siguruar fotografi nga bari ku presidentja ka vendosur ta shikojë ceremoninë OSCAR, së bashku me ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell. Filmi “Shok” i nominuar për filmin më të mirë të shkurtër.

Ky film që tregon historinë e dy fëmijëve kosovar gjatë luftës në Kosovë, (Andi Bajgora dhe Lum Veseli) është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Britanisë.

Filmi “Shok” është favorit për të fituar në një konkurrencë të ngushtë me filmin e Eric Dupont dhe Basil Khailil “Ave Maria”.
presidambasadori1

Në anën tjetër Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës ka postuar një fotografi ku shihet teksa e shikon OSCAR-in nga Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë aty ku Komuna ka organizuar shfaqje publike.

shpeni