Presidenti i UEFA-s viziton sot Kosovën

Presidenti i UEFA-s viziton sot Kosovën

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, sot do të vizitojë Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), ku do të pritet nga kreu i kësaj federate, Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë.

FFK dhe Kosova është e nderuar me këtë vizitë të njeriut të parë të UEFA-s, duke marrë për bazë që kjo është vizita e tij e parë në rajon prej kur është zgjedhur president i UEFA-s, si dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA sa ishte kryetar i FF të Sllovenisë.

Gjatë kësaj vizite presidenti Çeferin do të jetë i shoqëruar edhe nga tre zyrtarë të UEFA-s.