Presidenti i UEFA-s: Serbia rrezikon të suspendohet

Presidenti i UEFA-s: Serbia rrezikon të suspendohet

“Serbia rrezikon suspendimin nga garat nëse përsëriten këto ngjarje”, ka thënë Presidenti i UEFA-s, Alekandar Ceferin, duke iu referuar huliganizmit që është shfaqur në futboll, duke kujtuar edhe ngjarjen që ndodhi në sfidën Serbia – Shqipëria.

Kreu i UEFA-s, Alekandar Ceferin, i cili ka nisur turin e vizitave në Ballkan – ka qëndruar në Serbi, në një vend ku huliganizmi është shumë i shfaqur në futboll.

Ai ka paralajmëruar serbët se mund të përjashtohen nga kjo organizatë nëse nuk punohet për largimin e huliganizmit nga stadiumet e futbollit, shkruan Express.

Një rast ku huliganizmi kishte kaluar çdo limitë në Serbi, ishte ndeshja me Shqipërinë në natën e 14 tetorit të vitit 2014

“Duhet të jemi të qartë, veprimet e këtyre ultrasve nuk duhen të tolerohen në stadiume. Serbia rrezikon suspendimin nga garat nëse përsëriten këto ngjarje, dhe kjo do të ishte një katastrofë për serbët”, ka deklaruar Ceferin.