Presidenti i UEFA me lajm të ri për klubet evropiane

23.03.2017 07:56
Presidenti i UEFA me lajm të ri për klubet evropiane

Presidenti i UEFA’s, Aleksander Ceferin synon të parandalojnë klubet e mëdha që të dominojnë futbollin me transferime.

Ai synon të vendosë taksë më të lartë për klubet më të pasura dhe limit të caktuar se sa lojtarë mund të kenë në skuadër.

“UEFA ka për detyrë të mbrojë të gjithë futbollin dhe jo vetëm elitën. Ne duhet të shohim nëse tregu i transferimeve po ndodh siç duhet. Duhet të ndërmarrim disa masa si taksa luksoze dhe kriterin për limite në ekip e për rregullat e transferimeve”, ka thënë Ceferin për BBC.