Presidenti Thaçi u dërgon ftesa partitive politike

Presidenti Thaçi u dërgon ftesa partitive politike

Presidenti i Hashim Thaçi, ua ka dërguar sot ftesat partive politike për takimin konsultativ, që pritet të mbahet më datë 24 korrik.

Përmes kësaj ftese bëhet e ditur se takimi ka për qëllim diskutimin rreth mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Takimi pritet të mbahet në orën 10:00 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Presidenti Hashim Thaci, sot është fotografuar në një takim me kryetarin e PDK-së Kadri Veseli, Sami Lushtakun dhe Shefin e Shtabit Zgjedhor të AKR-së, Rrahim Pacollin.

Pacolli menjëherë pas publikimit të fotografisë ka thënë se ka qenë takim i rastësishëm, ndërsa Lushtaku ka deklaruar se “Sapo është liruar nga burgu dhe se nuk po e din ende se çka po ndodhë”. /Insajderi.com