“Ne jemi duke mbajtur familjet së bashku,” tha Trump nga Zyra Ovale pasi nënshkroi dokumentin.
“Kjo do ta zgjidhë këtë problem, njëkohësisht ne po mbajmë një kufi shumë të fuqishëm por që vazhdon të jetë në tolerancë zero për keqbërësit e shkelësit e ligjit. Kemi zero tolerancë për njerëzit që hyjnë ilegalisht në vendin tonë,” ka thënë Trump pas nënshkrimit shkruan CCN
Presidenti Donald Trump zyrtarisht e përmbysi argumentin e tij se ai nuk kishte autoritet për të ndaluar ndarjen e familjeve të emigrantëve pa dokumente në kufi.
Vendimi i Trump erdhi pasi ai u përball me presione të forta nga spektri politik dhe nga religjioz, udhëheqësit politikë dhe botërorë për të ndalur ndarjet, të cilat u shëndërruan në lajme botërore.
Fotografi të fëmijëve duke qarë nga ndarja me prind pushtuan mediat e botës në javët e fundit.