Presidenti thotë se nuk është koha për padi kundër Serbisë për gjenocid

Presidenti thotë se nuk është koha për padi kundër Serbisë për gjenocid

Presidenti i vendit ka thënë sot se Kosova herët a vonë do ta padisë Serbinë për gjenocid. Megjithatë, ai mendon se nuk është koha që kjo të ndodh tani.

“Herët a vonë Serbia do të ballafaqohet me padi për gjenocid në Kosovë. Por për këtë do të flasim më vonë”, ka thënë presidenti Hashim Thaçi gjatë një konference për media në Qendrën Mediale në Graçanicë.

“Një gjë është e vërtetë – shteti i Serbisë duhet të pajtohet që nuk e ka Kosovën që nga viti 98-99. Qëndrimin jo prosperues të Serbisë ndaj Kosovës unë do të komunikoj me të gjitha komunitetet, në mënyrë që të punojmë për Kosovën tonë të përbashkët”, ka shtuar ai./Insajderi.com