Presidenti Thaçi zhvillon bisedë telefonike me Joe Biden

Presidenti Thaçi zhvillon bisedë telefonike me Joe Biden

Presidenti Hashim Thaçi ka biseduar përmes telefonit me Joe Biden, zëvendëspresident në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Biseda telefonike mes presidentit Thaçi e zëvendëspresidentit Biden vjen vetëm disa ditë pas ndalimit të trenit ilegal që tentoi hyrjen në Kosovë nga Beogradi.

“Pata një bisedë të shkëlqyer telefonike me zëvendëspresidentin Biden sonte, pak javë pasi u takuan më DC. Dialogu e bashkëpunimi janë opsioni i vetëm për Ballknin Perëndimor,” ka shkruar Thaci në llogarinë e tij në Twitter.

Thaçi nuk ka dhënë detaje të tjera rreth kësaj bisede.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, u ka dërguar letër afër 50 homologëve të tij në vende të ndryshme të botës për t’i njoftuar për provokimet serbe të javëve të fundit, përfshirë këtu trenin ilegal, arrestimin e kryetarit të AAK-se, Ramush Haradinaj, vendosjen e murit afër lumit Ibër e të tjera./Insajderi.com