Presidenti Thaçi i uron Vllasit shërim të shpejtë

Presidenti Thaçi i uron Vllasit shërim të shpejtë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dënuar plagosjen e avokatit Azem Vllasi, duke kërkuar që kryesit e kësaj vepre të sillën para drejtësisë.

“Me shqetësim pranova lajmin për plagosjen e avokatit Azem Vllasi. Aktet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme në një shoqëri, e cila prioritet kryesor ka forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit”, ka thënë presidenti Thaçi.

“Avokatit Vllasi i uroj shërim të shpejtë, ndërsa nga autoritetet përkatëse pres që ta sjellin përpara drejtësisë autorin e këtij krimi”, ka shtuar ai./Insajderi.com