Presidenti Thaçi takoi arqipeshkvin e Selisë së Shenjtë Vinzenzo Paglia

Presidenti Thaçi takoi arqipeshkvin e Selisë së Shenjtë Vinzenzo Paglia

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar sot me arqipeshvin e Seilisë së Shenjtë, Vinzenzo Paglia, i cili është edhe President i Këshillit Papal për Familje në Selinë e Shenjtë dhe themelues i Komunitetit Sant Egidio.

Arqipeshvi, Vinzenzo Paglia do të qëndroj për një vizitë dyditore në Kosovë.

Thaçi e ka falënderuar arqipeshvin Vinzenzo Paglia për kontributin e tij gjatë viteve të 90-ta dhe për periudhën e pasluftës dhe pas pavarësisë së Kosovës.

“Jemi shumë mirënjohës për mbështetjen që i keni dhënë popullit të Kosovës. Ne ndajmë vlerat e përbashkëta si pajtimi, paqja, bashkëpunimi dhe toleranca me Selia e Shenjtë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Rikthimi i monsinjor Vinzenzo Paglia në Kosovë, sipas presidentit Thaçi, është vazhdim i mbështetjes që ai i ka dhënë popullit të Kosovës tash e dy dekada.

“Kosova në këto dy dekada është transformuar në shtet dhe shoqëri moderne. Ne jemi model i bashkëjetesës së religjioneve dhe komuniteteve. Këtë e kemi arritur edhe falë mbështetjes së miqve tanë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, monsinjor Vinzenzo Paglia, është shprehur shumë i gëzuar me vizitën në Kosovë, pas shumë vjetëve.

Ai ka thënë se do të vazhdojë mbështetjen për popullin e Kosovës. /Insajderi.com