Presidenti Thaçi sqaron takimin privat me Papa Françeskun

05.09.2016 10:54

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar takimin e tij me Papa Françeskun, që e ka zhvilluar dje në audiencë private, para shenjtërimit të Nënës Terezë.

Presidenti Thaçi sqaron takimin privat me Papa Françeskun

Presidenti ka thënë se gjatë takimit kemi biseduar për rolin e Kosovës për paqe në Ballkan dhe rolin e Shën Terezës për paqe në botë. Përveç kësaj, ai shton se gjatë takimit me Papa Françeskun, kanë diskutuar edhe për një vizitë të Atit të Shenjtë në Kosovë.

“Dje pata audiencë private me Papa Françeskun, me të cilin përsëri reflektuam për rolin e Kosovës për paqe në Ballkan dhe rolin e Shën Terezës për paqe në botë. Ati i Shenjtë më njoftoi edhe për planet e tij për të vizituar Kosovën dhe për njohjen e realitetit në Ballkan”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com