Presidenti Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen e Bajram Rexhepit

Presidenti Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen e Bajram Rexhepit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shprehur sot ngushëllime për vdekjen e ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi.

Përmes një postimi ai ka shkruar se është i tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta i ish-kryeministrit.

“I tronditur nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta, të ish-kryeministrit, ministrit, mikut dhe kolegut të dashur, Dr. Bajram Rexhepit. Ngushëllime familjes dhe miqve”, ka shkruar Thaçi.

Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare. /Insajderi.com