Presidenti Thaçi përkujton Rugovën në 11 vjetorin e vdekjes

Presidenti Thaçi përkujton Rugovën në 11 vjetorin e vdekjes

Presidenti Hashim Thaci ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, në 11 vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Thaci ka thënë se orientimi politik i Rugovës nga vlerat perëndimore, këmbëngulja për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës “janë vlera madhore të mendimit dhe angazhimit të tij politik.”

“Me veprimtarinë politike dhe intelektuale, me rezistencën e tij paqësore, presidenti Rugova dha kontribut të jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Ibrahim Rugova ka ndërruar jetë më 17 janar të vitit 2006. Ai ka qenë presidenti i parë i Kosovës së pasluftës dhe president edhe gjatë viteve të 1990-ta.

Ditë më parë, Hashim Thaçi ka përshkruar Rugovën si një njeri të guximshëm, që kishte marrë përgjegjësinë e udhëheqjes në vitet e 90-ta.