Presidenti Thaçi ngushëllon për viktimat në SHBA

01.11.2017 09:09
Presidenti Thaçi ngushëllon për viktimat në SHBA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjarët dhe të afërmit e viktimave të sulmit që ndodhi në Nju Jork.

“Në zemër dhe lutje kam viktimat në New York dhe të dashurit e tyre.

“Kam shumë miq amerikanë dhe shqiptarë atje. Shpresoj të jenë mirë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Tetë njerëz janë vrarë kur një kamion ka goditur kalimtarët në një zonë çiklistësh në lagjen Menhatën.